5 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit se me thikë kanosi arkëtaren dhe grabiti 150 euro në një market

Raporton: Adelina Ajeti

Gjilan- Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. A. duke e dënuar me 5 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë, për akuzën se me thikë kanosi arkëtaren dhe grabiti 150 euro në një market në Gjilan.

Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë për media, nga Gjykata Themelore në Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas këtij aktgjykimi, gjykata ka nxjerrë vendim duke i vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Apelit.

Sipas aktakuzës, më 14 janar 2022, në rrugën “Avdulla Presheva”, respektivisht në marketin “Bum”, i kamufluar me një kapelë dhe maskë, i akuzuari G.A hyn në market dhe ndalet tek arka dhe me një armë të ftohtë – thikë, e kanos arkëtaren dhe nga arka arrin të grabisë një sasi të hollave, në vlerë të përgjithshme 150 euro dhe ikë në drejtim të panjohur.

Tutje thuhet se më 20 janar 2022, në rrugën “Hamdi Kurteshi”, respektivisht në marketin “Molla Express”,  në Gjilan, i pandehuri i kamufluar me një kapelë, maskë, dorëza në duar hynë nëmarket dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë – thikë ndaj arkëtares ka arritur të grabis nga arka shumën prej 600 euro dhe të largohet në drejtim të panjohur.

Me këto veprime, i akuzuari ngarkohej ka kryer dy vepra penale të grabitjes, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë