47 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, një prej tyre për dhunë në familje

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 47 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 58 persona.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se një prej tyre është për dhunë në familje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 12 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur një aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Dhuna në familje”. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë