Pejë – I akuzuari, Pash Colaj , është dënuar me katër muaj burgim me mundësi urdhëri për punë në dobi të përgjithshme apo dënimi me gjobë për veprën penale të ngacmimit seksual. Ky aktgjykim është shpallur të premtën, nga kryetarja trupit gjykues, Lumturije Muhaxheri, në Gjykatën Themelore të Pejës.
Colaj ishte akuzuar për veprën penale të përdhunimit, por në seancën e së premtës, prokurori i çështjes, Agim Kurmehaj, ka ndryshuar dispozitivin dhe kualifimin e veprës penale nga vepra penale përdhunim në ngacmim seksual për shkak se, sipas prokurorit, nuk janë gjetur prova të mjaftushme për veprën penale të përdhunimit.
Pas moditifikimit të aktakuzës i akuzuari Pash Colaj e ka pranuar fajësinë, ndërsa mbrojtësi i tij, ka kërkuar nga trupi gjykues të shqiptoj një dënim më të butë për arsye se klienti Colaj jeton në kushte të vështira eknomike dhe është mbajtes i familjes.