3.000 euro gjobë për ish-Kryeshefen Ekzekutive të Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas

Raporton: Valdet HAJDINI

Prishtinë – 3.000 euro gjobë është dënimi i shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për Drita Rexhepin, ish-Kryeshefe Ekzekutive e Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas e akuzuar për falsifikim të dokumentit.

Gjykata ka marr këtë aktgjykim pasi nga seancat e mbajtura, vlerësimit të provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka gjetur se e akuzuara Drita Rexhepi me veprimet e saj ka kryer vepër penale.

Ky gjykimin zhvillohej në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila pretendon se e akuzuara Drita Rexhepit, ish-Kryeshefe Ekzekutive në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, ka falsifikuar një dokument publik. Prokuroria pretendon se e akuzuara ka falsifikuar një autorizim, të cilin e kishte lëshuar në emër të Drejtorit të Administratës Qendrore, Daut Morina. Sipas prokurorisë e akuzuara me qëllim të shfrytëzimit të automjetit zyrtar të tipit “Peugeot 206”, e nënshkruan autorizimin me qëllim të shfrytëzimit për të shkuar në pushime vjetore në Shqipëri, së bashkë me disa anëtarë të familjes, ku edhe pëson aksident komunikacioni.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë