28 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre për dhunë në familje
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Prishtinë – Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 28 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 36 persona.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se dy prej tyre janë për dhunë në familje, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 20 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër të dyshuarve se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për “Dhunë në familje”. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.