26 persona të arrestuar gjatë 24 orëve për mosrespektim të masave ndaj pandemisë Covid-19

Capture
Author

Raporton: Valentina SHAHINI – GRAJҪEVCI

Maj 21, 2020

Prishtinë – Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar 26 persona për mosrespektim të masave ndaj pandemisë Covid-19.

Sipas këtij raporti, numri më i madh i të arrestuarve është në rajonin e Prizrenit, ku gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 7 raste, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e 24 personave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, në rajonin e Mitrovicën e Jugut dhe në atë të Ferizaj është raportuar për nga një rast, me nga një person të përfshirë.

Sipas këtij raporti, në rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës, Pejës, në Mitrovicën e Veriut dhe në Departamentin e Kufirit nuk është raportuar për asnjë rast të ndodhur brenda 24 orëve. /BetimipërDrejtësi