250 euro gjobë ndaj të akuzuarit për armëmbajtje pa leje

Raporton : Verona KADRIU

Ferizaj – Kryetari i trupit gjykues Musa Konxheli, të martën në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka dënuar me 250 euro gjobë të pandehurin Yll Rexhepi i akuzuar për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”. Gjithashtu sendet e sekuestruara një sprej të prodhimit amerikan “SABRE” dhe një thikë u konfiskuan në mënyrë të përhershme. Kundër këtij aktgjykimi kryetari i trupit gjykues njoftoi palët në procedurë se kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj akuzonte të pandehurin Yll Rexhepi me veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, sepse më 18 korrik 2014, rreth orës 19:25 në fshatin Sojevë, Komuna Ferizaj, i pandehuri ka mbajtur në pronësi një sprej të prodhimit amerikan “SABRE” dhe një thikë, të cilat i janë gjetur gjatë një kontrolli të kryer nga ana e policisë në veturën e tij dhe të njejtat i janë konfiskuar.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë