20 ditë paraburgim ndaj të dyshuarës se rrahu bashkëshortin e saj

Raporton: Arbenita RRAHMANI

Lipjan – Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 20 ditësh të dyshuarës për dhunë në familje, M.A.

Kjo gjykatë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila kishte kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarës.

Një vendim i tillë u mor pas seancës dëgjimore që u mbajt të premten, raporton “Betimi për Drejtësi”.

M.A. dyshohet se më parë e në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, si pasojë e çka thuhet se ky i fundit herë pas here ka fjetur në veturë.

Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 dhe 2.3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë