125 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale ndaj 145 personave, tetë prej tyre për dhunë në familje

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 125 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 145 persona.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se tetë prej tyre janë për dhunë në familje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 11 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinës, ka ngritur një tri aktakuzë kundër tre  personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kurse, Prokuroria Themelore në Ferizajt ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për “Dhunë në familje”.

Po ashtu edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për “Dhunë në familje”.  /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë