1000 euro gjobë për përdorim të armës

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – I akuzuari për veprën penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”  Kushtrim Gavazi, të martën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, pas pranimit të fajësisë u dënua me 1000 euro gjobë.

Krytari i trupit gjykues Musa Konxheli, pas pranimit të fajësisë nga i pandehuri Kushtrim Gavazi fillimisht ia shqiptoi dënimin me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, mirëpo i njejti dënim me pajtimin e palës së akuzuar u zëvendësua me gjobë në shumë prej 1000 mijë euro. Po ashtu arma e sekuestruar AK-47 si dhe një karikator i zbrazët u konfiskuan në mënyrë të përhershme nga ana e gjykatës.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, akuzonte të pandehurin Kushtrim Gavazi për veprën penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, sepse më 1 nëntor 2013, rreth orës 22:00, në fshatin Mirash, Komuna Ferizaj, ka përdorurur armën në kundërshtim me ligjin mbi armët, në atë mënyrë që ka shtënën disa herë në ajër me armën automatike AK-47, të cilën armë e kishte mbajtur paautorizim.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë