Shtyhet seanca ndaj të paditurit për pasurim të pa bazë

Nora Kelmendi- Rasti Hetemi-19 Qershor  2017 -  Raporti per Web. (1)
Author

Raporton: Nora KELMENDI

Qershor 19, 2017

Vushtrri – Është shtyrë seanca ndaj Driton Hetemit, i paditur për “pasurim të pa bazë”, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Shkak i shtyrjes së kësaj seance, u bë mungesa e përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë.

Përfaqësuesve të së njëjtës u është dërguar ftesë në kohë dhe në mënyrë të rregullt, por nga shërbimi postar i kësaj gjykate nuk është kthyer konfirmimi se të njëjtit kanë pranuar apo refuzuar ftesën për seancën e së hënës.

Seanca e radhës, u caktua më 29 qershor 2017, në ora 11:30.

Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale e përfaqësuar nga departamenti për përfaqësimin gjyqësor, pranë Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë, kishte ngritur padi kundër të paditurit Driton Hetemi, për kryerjen e veprës “pasurim i pa bazë”, pasi që i njëjti kishte bërë tërheqjen e dy pensioneve pas vdekjes se të ndjerit, babait të tij.