Rreth nesh

“Betimi për Drejtësi” është emision i specializuar për fushën e sundimit të ligjit, i cili prodhohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi  (IKD) – organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse dhe Radio Televizioni Publik i Kosovës (RTK). Emisioni do të transmetohet çdo javë në prime time në Radio Televizionin Publik të Kosovës, në kanalin RTK1, të mërkurën, prej orës 21:00, ndërsa ritransmetimi bëhet të nesërmen në mesditë.

Ekipi i emisionit “Betimi për Drejtësi” përbëhet prej një stafi profesional dhe me përvojë në fushën e gazetarisë dhe drejtësisë, i cili mundëson realizimin e emisionit, duke respektuar të gjitha standardet profesionale të gazetarisë për të trajtuar sa më profesionalisht temat rreth sundimit të ligjit. Përmes storieve hulumtuese, analitike si dhe debatit në studio emisioni “Betimi për Drejtësi” synon të ngritë në diskutim publik problemet në fushën e sundimit të ligjit.

Në këtë drejtim bashkërisht me emisionin është zhvilluar edhe portali “Betimi për Drejtësi”, në të cilin do të publikohen lajme, hulumtime dhe analiza të trajtuara profesionalisht rreth fushës së sundimit të ligjit. Portali “Betimi për Drejtësi” do të ketë në fokus trajtimin e lajmeve ditore, duke synuar lajme të rëndësisë së veçantë, të cilat kanë peshë në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. Investimi më i madh do të bëhet në hulumtimin dhe analizimin e temave nga sundimi i ligjit, në mënyrë që të informohet opinioni publik, politikëbërësit dhe zbatuesit e ligjit rreth të vërtetës.

Kryeredaktor: Betim Musliu
Redaktor: Adem Krasniqi
Redaktor ligjor: Ehat Miftaraj
Producent: Leutrim Bajrami
Producent: Dardan Sinani
Menaxher i Financave dhe Administratës: Xheladin Bytyçi
Email: info@kli-ks.org
Adresa: Rruga “Rrustem Statovci”, Hyrja I, Numër 1.
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës