Pejë – Mungesa e përfaqësuesit të autorizuar të palës së paditur, avokatit Muharrem Shala, që u tha të jetë për shkaqe shëndetësore, u bë shkak i shtyerjes së seancës në çeshtjen kontestimore me bazë juridike “pengim posedimi”.
I padituri Rexhep Mulaj, deklaroi se përfaqësuesi i tij nuk mund të jetë prezent në shqyrtimin e së premtes, për arsye shëndetësore dhe nuk dëshiron ta vazhdoi seancën pa prezencën e tij.
Për këtë arsye gjykatësja Merita Baloku, caktoi seancën e radhës për 8 tetor 2017, në ora 09:00.
Sipas padisë, i padituri Mulaj dhe paditësi Bekë Dreshaj kanë hyerjen e shtëpisë së përbashkët dhe garazha e paditësit i është e bashkëngjitur shtëpisë së të paditurit dhe për të pasur qasje deri në garazhë, paditësi duhet të kaloi nëpër një pjesë të ngastrës së të paditurit, e cila është e destinuar si rrugë e përbashkët nga ana e ndërgjyqësve. Sipas padisë, që nga qeshori i këtij viti, i padituri është duke e shqetësuar dhe penguar paditësin që të kete qasje të lirë në përdorimin e garazhës. Dhe, si pasoj e këtyre konflikreve ka arrdhur deri te kontesti gjyqësor.