Mungojnë të akuzuarit, shtyhet gjykimi për vjedhje të rëndë

Besnik Hoti etj- 01.06.2017
Author

Raporton: Arbër GUTA

Qershor 1, 2017

Gjakovë – Është shtyrë seanca ndaj B.H, F.G dhe M.H, të akuzuar për vjedhje të rëndë.

Shqyrtimi ishte paraparë të mbahet të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Të pranishëm në seancë ishin, prokurori Ismet Tofaj dhe i akuzuari, B.H, kurse munguan dy të pandehurit e tjerë.

Ndërkohë, gjyqtari Mentor Bajraktari, lëshoi urdhërarrest ndaj dy të akuzuarve, në mënyrë që të sillen me forcë nga ana e policisë.

Seanca e radhës, u caktua më 20 qershor 2017, ne ora 10:00.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, të akuzuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, pasi që kishin bashkëpunuar në grup dhe me qëllim që vetës t’i sjellin dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme dhe me anë të forcës e kanë thyer dyqanin “Arvisi” dhe nga aty kanë vjedhur 100 euro, të cilat më pas i kanë ndarë në mënyrë të barabartë, duke i shkaktuar dëm material të dëmtuarit. Në këtë mënyrë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, nga neni 253, paragrafi 1 i Kodit të vjetër Penal të Kosovës.