Vetingu për policët, prokurorët dhe gjykatësit

Author

“Betimi për Drejtësi”

Nëntor 22, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për programin e Qeverisë Haradinaj për vetingun e gjykatësve, prokurorëve dhe policëve. Për këtë proces, ekskluzivisht në emisionin “Betimi për Drejtësi”, flasin Kryeministri, Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe Kryetari i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri. Çfarë thonë ata për sundimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë në Kosovë? A do të bëhet dhe si do të bëhet vetingu për policët, prokurorët dhe gjykatësit? Si do të reformohet sistemi i drejtësisë dhe sigurisë? A do të përkrahet krijimi i një prokurorie dhe gjykate speciale për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit?

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e “Betimi për Drejtësi”.