“NGRITJA” E AKTAKUZAVE PËRMES MEDIEVE

Author

“Betimi për Drejtësi”

Prill 12, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për shkeljen e të drejtave të të pandehurve në procedurën penale. Të drejtat e njeriut janë të drejta të garantuara me Kushtetën e Republikës së Kosovës dhe të gjitha Konventat, Praktikat dhe Standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat në Kosovë janë drejtpërdrejtë të zbatueshme. Por, këto të drejta shpesh mbesin vetëm në letër. Nën presion të mungesës së rezultateve në luftimin e krimit e korrupsionit, viteve të fundit, janë vërejtur edhe një ngritje të shpeshta të aktakuzave nga prokurorët. Fatkeqësisht, ngritja dhe rënia e aktakuzave nga prokurorët ka qenë trend gjatë vitit të fundit nga Prokurori i Shtetit. Gjatë trendit të ndjekjes dhe ngritjes së aktakuzave, prokurorët kanë ndërtuar një praktikë të kundërligjshme, përmes së cilës vazhdimisht shkelin të drejtat e të pandehurve. Prokurorët në disa raste jo vetëm që nuk i kanë intervistuar të pandehurit, ndaj të cilëve kanë ngritur aktakuza, por ata as nuk i kanë njoftuar për ngritjen e aktakuzave. Të pandehurit në shumë raste njoftohen vetëm përmes mediave dhe komunikatave të Prokurorit të Shtetit për ngritjen e aktakuzave ndaj tyre, por nuk njoftohen me aktakuzat dhe të njëjtat nuk i posedojnë fizikisht. Në këtë emision do të ndiqni hulumtimin e ngritjes së aktakuzave dhe njoftimin e të akuzuarve për këto aktakuza vetëm përmes mediave dhe komunikatave të Prokurorit të Shtetit.

Gjatë emisionit do të ndiqni rubrikën e rregullt të monitorimit të rasteve të korrupsionit, të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.