Ndikimet në konkursin e IPK-së

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shkurt 1, 2018

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për hulumtim e zhvilluar mbi shkeljet ligjore të një konkursi në Inspektoratin Policor të Kosovës. Ky institucion, kishte shpallur konkurs për 17 pozita të inspektorëve/hetuesve. Në këtë konkurs kishin konkurruar edhe djali i axhës së Kryeshefit të IPK-së, Hilmi Mehmeti. Në fazën e dytë të testimit fizik, djali i axhës së Kryeshefit, së bashku me një kandidate tjetër, nuk kishin arritur të kalonin me sukses. Do të ndiqni një audio-incizim të cilin e ekipi “Betimi për Drejtësi” e ka siguruar dhe i cili dëshmon se si Kryeshefi është zënë, siç thotë populli, me pelë për dore, duke tentuar të ndikojë me çdo kusht tek anëtarët e Komisionit që djali i axhës së tij dhe kjo  kandidate tjetër të kalojnë tutje në konkurs, edhe pse nuk kishin kaluar testin fizik. Ndërkohë, Informatori Qerim Bytyqi, Kryetari i Komisionit përzgjedhës duke shfrytëzuar Ligjin për Mbrojtjen e Informatorëve, Ligjin për IPK dhe Kodin Penal, ka informuar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë për parregullësitë e këtij konkursi. Por, edhe këtu ka probleme. Hetimet ndaj Kryeshefit të IPK-së, i zhvillon prokurori Ibrahim Berisha, djali i të cilit, ka konkurruar në këtë konkurs dhe ka kaluar me sukses. Pas një luftë të shkresave nga informatori Qerim Bytyqi, prokurori Ibrahim Berisha, i cili kishte zhvilluar disa takime me Kryeshefin e IPK-së është tërhequr nga hetimi i rastit.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e “Betimi për Drejtësi