Moszbatimi i vendimeve gjyqësore krim i pandëshkuar

Author

“Betimi për Drejtësi”

Janar 25, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për moszbatimin e vendimeve gjyqësore në Kosovë. Jo rrallë herë ndodhë që qytetarët ta fitojnë të drejtën në letër përmes vendimit gjyqësor, por i cili nuk zbatohet në praktikë. Mos zbatimi i vendimeve gjyqësore përbën vepër penale, e cila duhet të ndiqet nga prokurorët. Çka ndodhë në praktikë? Sonte kemi hulumtuar këtë temë për të parë se sa vendime gjyqësore nuk ekzskutohen? Pse nuk po ekzekutohen këto vendime? Çfarë po bën Këshilli Gjyqësor për këto vendime të paekzekutuara? Çfarë thonë qytetarët që e kanë fituar të drejtën përmes vendimit gjyqësor dhe nuk mund ta realizojnë atë? Çfarë thotë Avokati i Popullit për mos ekzekutimin e vendimeve gjyqësore? Sa aktakuza janë ngritur nga prokuroritë ndaj zyrtarëve apo individëve që nuk i kanë zbatuar vendimet gjyqësore? Për të gjitha këto do të mund të ndiqni storien e përgatitur nga Besa Maliqi dhe Bukurezë Surdulli.

Paraprakisht, mund të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha gjykatat e Kosovës, të përgatitur nga hulumtuesit e ekipit “Betimi për Drejtësi”.