Milionat për shërbimet e “veçanta”

Author

“Betimi për Drejtësi”

Janar 18, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për milionat e shpenzuara për kontrata mbi vepër. Papunësia në Kosovë vazhdon të mbetet një prej probleme më shqetësuese të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Megjithatë, në kushtet ekzistuese, titullarët e institucioneve publike, kanë gjetur një mënyrë perfektë për të rehatuar një numër të madh të individëve që kryesisht mund të jenë të afërm apo militant të partive politike. Këta individ rehatohen përkohësisht përmes lidhjes së kontratave për shërbime të veçanta apo siç njihen në publik lidhjes së kontratave mbi vepër. Këto kontrata në bazë të ligjit mund të lidhen për shërbime të veçanta dhe jo më shumë se gjashtë muaj. Por në praktikë ndodhë që këto kontrata lidhen për shërbime të veçanta por kryejnë punë të rëndomta të shërbyesve civil në kundërshtim me ligjin. Madje, të njëjtit persona nuk punojnë vetëm gjashtë muaj por atyre ju zgjaten kontrata mbi vepër, ndërkohë shpallen konkurset dhe të njëjtit bëjnë përvojën për të punësuar. Këto kontrata mbi vepër, brenda një viti në Kosovë, i kushtojnë buxhetit së paku 3 milionë euro. Në këtë hulumtim do të ndiqni se sa po keqpërdoret ligji për lidhjen e kontratave mbi vepër? Sa miliona janë shpenzuar për kontratat mbi vepër? Çfarë thotë auditori i përgjithshëm? Çfarë thotë Ministria e Administratës Publike? Cilat institucione janë kampionë të lidhjes së kontratave mbi vepër? Çfarë thonë drejtuesit e këtyre institucioneve? Çfarë thonë prokuroria?

Si zakonisht do të mund të ndiqni rubrikën e rregullt të monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.