MBROJTJA EFEKTIVE JURIDIKE

Author

“Betimi për Drejtësi”

Qershor 17, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për shkeljen e të drejtave të të pandehurve në procedurë penale dhe shkeljen e të drejtave në drejtësinë administrative. Në hulumtimin e parë do të ndiqni se si shkelen të drejtat e të pandehurve në procedurë penale, të cilat garantohen me Kushtetutën  e Republikës së Kosovës. Kjo e fundit  në nenin 53 ka marr obligim zbatimin e Praktikës Gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila obligon që të pandehurit të përfaqësohen me avokat në rastet kur rrezikojnë të dënohen me burgim efektiv. Gjetjet e hulumtuesve të “Betimit për Drejtësi” dëshmojnë se në Departamentet e Përgjithshme të Gjykatave Themelore, në rreth 90% të rasteve, të pandehurit përfaqësohen pa avokat. Pse gjykatësit dhe prokurorët në Kosovë nuk e zbatojnë praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut? Si gjykatësit përballen me probleme objektive që pamundësojnë ofrimin e mbrojtjes juridike në mungesë të buxhetit publik? Çfarë do të ndërmarrin Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial për të garantuar të drejtat e të pandehurve? Sa po arrihet përmes programit “Kërko Drejtësi” të angazhohen avokatët falas në ofrimin e mbrojtjes për të pandehurit?Ndërkaq në hulumtimin e dytë do të ndiqni se si zvarriten lëndët në çështjet administrative. Pse po kthehen lëndët në rivendosje si ping pong dhe çfarë po bëhet që e drejta e palëve të fitohet në kohë të arsyeshme ?

Gjatë emisionit, do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.