“Luftë” për pronat private

Author

“Betimi për Drejtësi”

Janar 24, 2018

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për një pronë kontestuese, në të cilën ka gjithçka, duke përfshirë prej betejës ligjore, betejës me armë, betejës me gjykatës që akuzohen si uzurpatorë, betejës së pronarëve që posedojnë pronësinë me letra por që nuk e gëzojnë pronën, gjithë kjo për të njohur pronarin e vërtetë të një parcele 1 hektar në Prishtinë. Në këtë emision, do të ndiqni se si një pronë e disa pronarëve serbë, pas përfundimit të luftës në Kosovë, bëhet mollë sherri, mes shumë shqiptarëve, të cilët përmes parakontratave e kontratave me këta pronarë, bëjnë shitje e stërshitje të tokave të kësaj parcele 1 hektar. Në këtë parcelë, ka shumë pronar faktik, të cilët rrethuan tokë dhe ndërtuan shtëpi pa leje, duke blerë këto toka nga një person, i cili nuk ka qenë pronar legjitim. Sidoqoftë, kjo nuk i ka penguar këto palë të bëjnë shit-blerje të pronave, të cilat më pas krijuan probleme, që ende nuk po mund të zgjidhen.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e “Betimi për Drejtësi”.