“LUFTË” DHE AKUZA PËR POLITIZIM NË GJYQËSOR

Author

“Betimi për Drejtësi”

Mars 8, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për hallakamat dhe akuzat për ndikime politike në përzgjedhjen e udhëheqësve të institucioneve të drejtësisë në Kosovë. Së fundi, ka përfunduar procesi i zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Për këtë të fundit, ka shumë prapaskena, të cilat janë mbajtur larg syve të publikut. “Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar veprimtarinë e Zyrës për Vlerësim dhe Verifikim, e cila ka paraqitur raportet për të gjithë kandidatët për Kryetar para anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Disa gjetje të raportit rezultojnë se kanë huqje të mëdha, të cilat janë paraqitur para anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, por të cilave nuk ju kanë besuar as vetë paraqitësit. Fjala është për raportin e përgatitur për kandidaten për Kryetare të Gjykatës së Apelit, Tonka Berishaj, e cila kishte rezultuar si një gjykatëse shumë e pasur me disa banesa dhe madje me një veturë 90 mijë euro, të cilën e kishte blerë me kredi. Në fakt, kjo informatë nuk ka qenë e vërtetë por ka qenë informacion i paverifikuar nga një zinxhir institucionesh. Hulumtimi trajton se si kanë ndodhur këto huqje dhe çfarë hallakamash e akuzash ngritën për ndikime politike në zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Gjatë emisionit do të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës.