Listat e kundërligjshme të kandidatëve

Author

“Betimi për Drejtësi”

Maj 24, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për listat e kundërligjshme zgjedhore të partive politike për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Afati i fundit i partive politike për t’i dorëzuar listat e kandidatëve ka qenë 19 maji. Në këto lista ekziston një përfaqësim gjinor, i cili dominohet nga burrat. Në Kosovë është miratuar një kornizë ligjore, e cila garanton përfaqësim prej 30% për gra, kurse me Ligjin për Barazinë Gjinore, miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, kërkohet që ky përfaqësim te promovohet në 50%. Edhe pse ky ligj ka hyrë në vitin e dytë të zbatimit partitë politike po dhe institucionet s’kanë ndërmarr asgjë për ta zbatuar në praktikë. Sa janë listat zgjedhore të dorëzuara nga koalicionet parazgjedhore dhe partitë politike në pajtim me ligjin? A garantohet përfaqësimi i barabartë? Kush nga partitë dhe institucionet e ka shkelur Ligjin për Barazi Gjinore? A ka pasur të drejtë KQZ t’i certifikojë këto lista të përpiluara në kundërshtim me Ligjin për Barazi Gjnore? Çfarë ka bërë Avokati i Popullit për këtë shkelje të ligjit? Cilat janë pasojat e kësaj shkelje të ligjit për barazi? Çfarë hapa do të ndjekë Avokati i Popullit për këto lista zgjedhore të kundërligjshme? Nëse vazhdon mosrespektimi i këtij ligji, a do t’i drejtohet Avokati i Popullit për këto lista të kundërligjshme Gjykatës Kushtetuese? Ligji për Barazi Gjinore sa respektohet nga institucionet publike dhe private? Si po keqpërdoren fëmijët në fushatë zgjedhore?

Për të gjitha këto dhe më shumë rreth kësaj teme, ndiqeni intervistën me Avokatin e Popullit, z. Hilmi Jashari.

Gjatë emisionit, do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.