Krimet e pandëshkuara të luftës

Author

“Betimi për Drejtësi”

Prill 5, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për krimet e pandëshkuara të luftës në Kosovë. Plagë të shumta vazhdojnë të mbesin të hapura prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë. Numri më i madh i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë mbesin të patrajtuara, të pazgjidhura, pa epilog. Mijëra familje ende janë në kërkim të personave të pagjetur nga lufta e fundit, ndërkohë që mijëra familje ende nuk kanë arritur të përjetojnë as satisfaksion në mungesë të dënimit të kriminelëve për krimet e kryera nga shteti serb në luftën e fundit në Kosovë. Në këtë emision do të ndiqni se sa krime janë kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë? Sa akuza dhe gjykime janë zhvilluar për krime të luftës në Kosovë? Si ka mundësi që 18 vjet pas përfundimit të luftës viktimat e krimit që janë gjallë dhe dëshmitarë të krimeve ende asnjëherë nuk janë marr as në pyetje nga prokuroria? Si ka mundësi që rrëfimet e dëshmitarëve të gjallë të krimeve më monstruoze dhe masakrave më të tmerrshme të mos evidentohen nga organet e drejtësisë? Kur do të ketë drejtësi për këto krime të kryera? Çka kanë bërë vendorët e ndërkombëtarët në të kaluarën dhe çfarë po bën shteti i Kosovës tani për të ndjekur dhe gjykuar krimet e luftës? Çfarë ka bërë Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës? Ku mbeti iniciativa për padi të gjenocidit ndaj Serbisë? Pse ekspertët juridikë thonë se nuk ka mundësi juridike që të paditet Serbia për gjenocid? Sa llogaritet se janë dëmet e shkaktuara gjatë luftës në Kosovë? Pse shteti i Kosovës nuk po merret me dëmet e shkaktuara nga Serbia? Pse gjykatat vendore nuk po merren me paditë për dëmet e shkaktuara gjatë luftës? Gjitha këto tema a duhet të diskutohen dhe a duhet të kushtëzohet Serbia në negociatat në Bruksel? Për të gjitha këto, ndiqeni hulumtimin emisionit “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë emisionit ndiqeni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”