KËRCËNIMET NDAJ GAZETARËVE

Author

“Betimi për Drejtësi”

Maj 3, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë. Çfarë sigurie kanë gazetarët në Kosovë? Cila është pozita e gazetarëve në legjislacionin e Kosovës? Si trajtohen gazetarët në aspektin ligjor? A mund të ndiqen penalisht gazetarët për punën e tyre? Në cilat raste prokuroria kërkon që gazetarët të deklarojnë burimet e tyre? Sa e kuptojnë përfaqësuesit e institucioneve publike rolin dhe rëndësinë e gazetarit? Sa e kuptojnë policia, prokuroria dhe gjyqësori rolin e gazetarit? Sa janë të trajnuar bartësit e institucioneve publike për të komunikuar dhe bashkëpunuar me gazetarët? Sa gazetarët janë cak i kanosjeve, kërcënimeve, sulmeve dhe vrasjeve? Sa raste të tilla vazhdojnë të mbesin të pazbardhura nga sistemi i drejtësisë? Sa raste janë të iniciuara kur gazetarët janë viktima për shkak të profesionit të tyre? Çka po ndodhë me rastet e kërcënimeve më të freskëta si bomba në RTK, bomba në shtëpinë private të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, sulmi ndaj Gazmend Morinës, kërcënimet ndaj Arbana Xharrës, Berat Buzhalës, etj? Sa prokurorët po lexojnë dhe po merren me inicimin e rasteve të raportuara nga gazetarët? Sa po sfidohet prokuroria nga lajmet e rrejshme?

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën me z.Besim Kelmendi, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Gjatë emisionit ndiqeni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.