Katër aktakuza për rastin e njëjtë!

Author

“Betimi për Drejtësi”

Dhjetor 28, 2016

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”, i cili shfaq hulumtimin rreth një rasti të veçantë, në të cilin Prokuroria ka ngritur katër aktakuza për rastin e njëjtë. Ky rast ka ndodhur në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Gjilanit. Prokurorët e Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë ngritur katër aktakuza për një rast të njëjtë të vjedhjes nga dy të rinj. Prokurorët e kësaj prokurorie nuk kanë komunikuar fare për këtë rast, për të cilin tre prokurorë kanë ngritur katër aktakuza, dy prej të cilave janë ngritur nga prokurori Arben Ismajli, i cili tash është edhe anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Hulumtimi shfaq në detaje këtë rast të vjedhjes, në të cilin janë ngritur disa aktakuza dhe janë zhvilluar disa procese gjyqësore në kundërshtim me ligjin dhe parimet e së drejtës penale.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës.