Intervistë: Shaip Havolli

Author

“Betimi për Drejtësi”

Dhjetor 6, 2017

Ndiqni emisionin “Betimi për Drejtësi” për luftën kundër korrupsionit, e cila vazhdon të mbetet sfidë kryesore në Republikën e Kosovës, dhe jo vetëm një prej kritereve për të pasur mirëqenie më të mirë, por edhe një kriter për të pasur lëvizje të lirë në zonën Shengen. Çfarë është duke u bërë në luftën kundër korrupsionit? Pse nuk ka një bashkëpunim më të mirë në mes të institucioneve për të pasur një luftë kundër korrupsionit më efikase dhe më efektive? Çfarë ndikimi ka politika në institucionet e drejtësisë që nuk po ka rezultate kundër korrupsionit? Cilat janë rezultatet e Agjencisë Kundër Korrupsionit në luftën kundër korrupsionit? Sipas të dhënave të Agjencisë, cilat kanë qenë institucionet më të prekura gjatë vitit 2017 nga veprat penale të korrupsionit?

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën me z.Shaip Havolli, drejtor në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Gjatë emisionit ndiqeni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.