Intervistë: Kryeprokurori Imer Beka

Author

“Betimi për Drejtësi”

Mars 29, 2017

Ndiqeni intervistën me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, për performancën e Prokurorisë më të madhe në Republikën e Kosovës. Cilat janë sfidat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë? Cilat janë dështimet dhe rezultate e punës në Prokurorinë Themelore në Prishtinë? Si po trajtohen rastet e korrupsionit nga prokurorët e kësaj prokurorie? Cilat janë rezultatet konkrete të Njësitit pë Luftimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit? Pse ende nuk janë përfunduar lëndët e korrupsionit të para vitit 2010, sipas Planit të Veprimit? Çfarë po ndodhë me hudhjen e kallëzimeve penale dhe pushimin e hetimeve në rastet e korrupsionit? Pse prokurorët e kësaj prokurorie po ngritin aktakuza pa prova dhe dëshmi? Pse prokurorët e kësaj prokurorie po ngritin dhe po tërhiqen nga aktakuzat në rastet e profilit të lartë? Çka ka ndodhur konkretisht me aktakuzën ndaj ish-Sekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, tani shefit të Agjencisë së Inteligjencës, Driton Gashi? A ka pasur ndikim politik në këtë rast? Si po trajtohen lëndët e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje? A ka ndikim politik në trajtimin e këtyre rasteve? Çfarë thotë Kryeprokurori për rastin e Adem Gabovcit rreth aferës “Pronto”? Cilat janë prioritetet kryesore të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vitin 2017? Për të gjitha këto ndiqni intervistën me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Gjatë emisionit do të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit nga të gjitha Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës, të përgatitur nga ekipi i hulumtuesve të emisionit “Betimi për Drejtësi”