Intervistë: Abelard Tahiri

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shtator 13, 2017

“Betimi për Drejtësi” interviston Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. Çfarë thotë ministri Tahiri për postimin e tij të parë si ministër për zotimin e dhënë se do të angazhohet për fuqizimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar? Çfarë thotë ministri për nivelin e respektimit të sundimin e ligjit në Kosovë? Si e komenton faktin se PDK ka qeverisur në këto vite, në të cilat është politizuar sistemi i drejtësisë? Çfarë thotë për akuzat ndaj Dardan Molliqajt? A është ftuar nga prokurorët për të dhënë dëshmi për këto akuza? Pse sipas ministrit Tahiri do të bëhet rishikimi i drejtësisë penale në Kosovë dhe si planifikohet të bëhet vetingu në sistemin e drejtësisë? A është vetingu program i PDK-së? A ka përkrahje politike edhe nga pozita? A do të ketë veting edhe për sektorin e sigurisë? Si do të bashkëpunohet me Ministrinë e Punëve të Brendshme për një veting në Policinë e Kosovës? A do të përkrahet krijimi i Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale për Luftimin e korrupsionit dhe Krimit të Organizuar? A do ta ketë Ligj Anti-Mafia? Çfarë do të bëjë Ministri Tahiri për pavarësimin e sistemit gjyqësor? A do të ketë përkrahje për buxhet më shumë për sistemin e drejtësisë? A është përgatitur ministri për ta thirr në telefon privat në mënyrë të kundërligjshme të burgosurit në burgje? Çfarë premton për të burgosurit? Çfarë thotë ministri Tahiri për Gjykatën Speciale?

Gjatë emisionit, do të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat e Kosovës të përgatitur nga hulumtuesit e “Betimit për Drejtësi”.