Dekriminalizimi i politikës

Author

“Betimi për Drejtësi”

Maj 18, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për dekriminalizimin e politikës në Kosovë. Çfarë përfaqësimi të deputetëve kishte në Kuvendin e Kosovës, i cili u shpërbë së fundi? Sa prej tyre ishin me aktakuza? Si komentohet iniciativa për dekriminalizimin e politikës në Kosovë? Si do të veprojnë partitë politike për listat zgjedhore? A do të ketë në këto lista kandidatë të përfshirë ne skandale publike dhe me aktakuza? Sa partitë politike kanë vullnet për të pastruar listat nga këta individ? A janë këta individ të fuqishmit, të paprekshmit dhe të nevojshmit për të sjellë vota për partitë politike? Çfarë qeverisje mund të pritet nga kandidatët që kanë aktakuza për korrupsion? Çfarë praktikash janë ndërtuar nga organet e drejtësisë për të mbrojtur votat nga manipuluesit? Çfarë politike të ndjekjes dhe dënimeve kanë ndërtuar sistemi prokurorial dhe sistemi gjyqësor për rastet e manipulimit të zgjedhjeve? Çfarë monitorimi do të ketë nga shoqëria civile për procesin e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do të mbahen me 11 qershor 2017? Për të gjitha këto dhe më shumë debatojnë akterët e pavarur të shoqërisë civile, të cilët janë:

Ariana Qosaj Mustafa, KIPRED
Albert Krasniqi, KDI dhe
Ehat Miftaraj, IKD

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës të përgatitur nga hulumtuesit e “Betimi për Drejtësi”.