Best of “Betimi për Drejtësi”

Author

“Betimi për Drejtësi”

Dhjetor 27, 2017

Ndiqeni “Best of “Betimi për Drejtësi””, për të rikujtuar disa prej rasteve dhe temave nga fusha e sundimit të ligjit në Kosovë, të trajtuara nga ekipi i hulumtuesve të këtij emisioni përgjatë vitit 2017. Në disa prej këtyre rasteve dhe temave, ka pasur lëvizje nga organet e drejtësisë, ndërsa për disa prej tyre ka pasur vetëm komente. Janë trajtuar raste dhe tema konkrete të korrupsionit, në të cilat janë të përfshirë deri te krerët më të lartë të institucioneve shtetërore. Është raportuar për hapje dhe mbyllje të kundërligjshme të hetimeve kur bëhet fjalë për protagonistë të fuqishëm që janë të lidhur drejtpërdrejtë me politikën, e shumë raste të tjera.

Gjatë emisionit ndiqeni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.

Ekipi i emisionit “Betimi për Drejtësi” do të vazhdojë të hulumtojë raste dhe tema të ndryshme në fushën e sundimit të ligjit që afektojnë jetën e secilit qytetarë.