Akuzat për dallavere me orë të rrymës

Author

“Betimi për Drejtësi”

Maj 10, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për akuzat për vjedhje të qytetarëve përmes faturave të energjisë elektrike. Për këto akuza tashmë po zhvillohet një proces gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë. “Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar disa prej aspekteve të dështimit në zbardhjen e rastit të instalimit të njehsorëve për matjen e energjisë elektrike të tipit “Kohler”, të cilët, bazuar në ankesat e qytetarëve, edhe pa harxhuar fare energji, kanë regjistruar shpenzime. Çfarë ka ndodhur dhe po çfarë po ndodhë me faturat e energjisë që janë faturuar dyfish më shtrenjtë se sa çmimi real. Çfarë ka ndodhur me njehsorët problematik Kohler? Sa qytetarë janë dëmtuar nga këta njehsorë? Si u futën në treg njehsorët problematik? Çfarë presionesh u bënë për licencimin e këtyre njehsorëve? Çfarë aktakuzë ka ngritur prokuroria për këtë rast? Për të gjitha këto do të ndiqni hulumtimin e përgatitur nga Hyrije Mehmeti dhe Skender Govori.

Gjatë emisionit do të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit, të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.