Dënohet me 700 euro gjobë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve

Gjykata Themelore Peje (4)
Author

Raporton: Drita SHALA

Qershor 16, 2017

Pejë – Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Lahë Avdullahut, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve.

Ky vendim unik i dënimit u mor ngase, i akuzuari paraprakisht e kishte arritur marrëveshjen për pranimin e fjaësisë në Prokurorinë Themelore në Pejë.

500 euro gjobë dhe 6 muaj burgim me mundësi ekzekutimi të dënimit me gjobë, ka qenë marrëveshja të cilën i akuzuari e ka arritur me prokuroren e çështjes, Valbona Disha Haxhosaj.

Ndryshe, sipas aktakuzës, i pandehuri Lahë Avdullahu, me 11 qeshor 2017, rreth orës 12:30, në Pejë në qendrën e votimit në shkollën “Asdreni”, si person zyrtar dhe atë si koordinator i vëzhguesve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka keqpërdorur detyrën e tij, duke i këshilluar votuesit që të votojnë në favor të subjektit të tij.

Dhe me këtë sipas prokurorisë, i pandehuri Avdullahu ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 214 të KPRK-së, e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në pesë (5) vjet.