Dënohet me 100 euro gjobë për dhënie të ryshfetit

Gjykata Themelore Peje (5)
Author

Raporton: Drita SHALA

Qershor 15, 2017

Pejë – Me 100 euro gjobë është dënuar Edin Nuhović, i akuzuar për veprën penale të dhënies së ryshfetit.

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Pejë, i akuzuari pas konsultimit me mbrojtësin e tij të caktuar sipas detyrës zyrtare, avokatin Osman Lajqi, pranoi fajësinë, të cilën nuk e kundërshtoi as prokurori, Agron Galani.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Edin Nuhović, me 14 qeshor 2017 rreth orës 12:40, në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejës, në mënyrë të drejtëpërdrejtë i ka ofruar dobi pasurore personit zyrtar me qëllim që i njëjti të mos e kryej detyrën zyrtare në atë mënyrë që, kur polici i kërkon edhe tahografin përveç dokumenteve dhe patentshoferit, i pandehuri tenton t’i jap policit ryshfet shumën prej 10 eurosh.

Dhe me këtë sipas prokurorisë, i pandehuri Nuhović ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par 1 të KPRK-së, e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.